Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka nisur trajtimin për kancerin e prostatës, sipas një deklarate nga Qendra Mjekësore Ushtarake Kombëtare Ëalter Reed.
Deklarata zbuloi se kanceri u zbulua në fillim të dhjetorit dhe se shefi i Pentagonit iu nënshtrua një “procedure kirurgjikale minimale invazive” më 22 dhjetor të quajtur prostatektomi për të trajtuar kancerin.
“Ai ishte nën anestezi të përgjithshme gjatë kësaj procedure. Sekretari Austin u shërua pa probleme nga operacioni i tij dhe u kthye në shtëpi mëngjesin tjetër. Kanceri i tij në prostatë u zbulua herët dhe prognoza e tij është e shkëlqyer”, thuhet në deklaratë.
Austin nuk u shfaq për disa ditë dhe nuk raportoi në Shtëpinë e Bardhë për shtrimin e tij në spital, gjë që krijoi dyshime rreth vendndodhjes së tij.