Sulmi ndaj Iranit, reagon ashpër Erdogan: Rajoni rrezikon të futet në një rreth zjarri

28 February 2026, 22:51Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulmi ndaj Iranit, reagon ashpër Erdogan: Rajoni rrezikon të futet
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për sulmet e SHBA-së dhe Izraelit mbi Iranin, duke i konsideruar të gabuara. Në të njëjtën kohë, ai ka kritikuar dhe reagimin iranian, të cilin e konsideron të zhdrejtë, duke goditur vendet e tjera të Gjirit.

Presidenti i Turqisë tha se sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit shkelën sovranitetin e Iranit dhe synuan paqen e popullit iranian, duke shtuar se ishte i trishtuar dhe i shqetësuar.

“Pavarësisht arsyes, ne i konsiderojmë të papranueshme sulmet me raketa dhe dronë të Iranit ndaj vendeve tona vëllazërore në Gjirin Persik,” theksoi gjithashtu Recep Tayyip Erdoğan. Nëse arsyeja e shëndoshë nuk mbizotëron dhe diplomacisë nuk i jepet një mundësi, “rajoni ynë përballet me rrezikun për t’u tërhequr në një rreth zjarri” paralajmëroi Erdoğan.

“Për të parandaluar gjakderdhje të mëtejshme dhe për të kursyer rajonin tonë nga vuajtje më të mëdha, të gjithë aktorët, veçanërisht bota islame, duhet të ndërmarrin veprime urgjente”, tha Erdoğan.

Ai bëri thirrje për veprime urgjente për të parandaluar gjakderdhje të mëtejshme, duke shtuar se Ankaraja do të përshpejtojë përpjekjet diplomatike për të siguruar një armëpushim dhe për të ringjallur negociatat.


Video