I mbanin të lidhur me zinxhir, dënohet me burg shqiptari që torturoi bashkëkombasit e tij në Britani

3 January 2023, 22:10Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I mbanin të lidhur me zinxhir, dënohet me burg shqiptari që
Andi Alushi dhe shtetasi lituanez

Dy anëtarët e një bande, njëri prej të cilëve shqiptar janë dënuar me burg në Britaninë e Madhe.

Mediat e huaja bëjnë me dije se janë dënuar me burg Andi Alushi, 27 vjeç, nga Shqipëria dhe Valdemaras Kasinskas, 39, nga Lituania.

Personat në fjalë janë arrestuar pasi janë kapur duke torturuar në mënyrë çnjerzore dy persona në Sheffield në maj 2022. Personat që keqtrajtoheshin nga anëtarët e bandës ishin dy shqiptarë. Gjatë një kontrolli policia i gjeti shqiptarët të lidhur me zinxhir dhe që ushqeheshin në kupa për qentë. E gjitha kjo ndodhi pasi personat që mbaheshin peng fajësoheshin për gjetjen e një magazine me kanabis.

Alushi dhe Kasinskas u dënuan me 14 vjet e gjashtë muaj burg në gjykatën e Sheffield Crown ditën e sotme.


Video