U "thith" nga motori i avionit, vdes tragjikisht mbajtësi i bagazheve të aeroportit në SHBA

3 January 2023, 09:22Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U "thith" nga motori i avionit, vdes tragjikisht mbajtësi i
Avion i 'American Airlines'

Një bajtës i bagazheve në linjën e avionëve "American Airlines" ka humbur jetën në mënyrë tragjike të shtunën.

Ai është thithur nga motori i një avioni në një aeroport të Alabamas, shkruajnë mediat e huaja.

Tragjedia e tmerrshme ndodhi në aeroportin rajonal të Montgomery rreth orës 15:00. Viktima, i cili nuk u identifikua menjëherë, punonte për Piedmont Airlines, një degë e American Airlines.

Administrata Federale e Aviacionit dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit po hetojnë rastin.

"Ne jemi të shkatërruar nga aksidenti që përfshin një anëtar të ekipit të Piedmont Airlines, një transportues rajonal i American Airlines, në Aeroportin Rajonal Montgomery (MGM). Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen dhe anëtarët e ekipit tonë lokal. Ne jemi të përqendruar që të gjithë të përfshirët të kenë mbështetjen që u nevojitet gjatë kësaj kohe të vështirë.” tha një zëdhënës i American Airlines.

Sipas Reuters, dy burime të informuara për incidentin thanë se punonjësi vdiq pasi ndodhi një incident që përfshinte një nga motorët e aeroplanit që po punonte.


Video