Prej dy vitesh në paraburgimin e Hagës, në mars rifillon gjykimi i Thaçit dhe ish krerëve të tjerë të UÇK-së

2 January 2023, 23:47Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prej dy vitesh në paraburgimin e Hagës, në mars rifillon gjykimi
Hashim Thaçi

Ish krerët e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi prej dy vitesh po mbahen në paraburgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Gjykimi i tyre i stërzgjatur pritet të rifillojë në muajin Mars kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, pritet të kenë një përballje të fortë e të gjatë me prokurorë dhe gjykatës të Dhomave të Specializuara.

Artan Qerkini, një prej avokatëve të mbrojtjes, ka thënë për mediat e Kosovës se pavarësisht se për këtë çështje janë 46 mijë faqe dokumentesh dhe më shumë se 40 dëshmitarë, gjykimi ka mundesi që të nisë më shpejt.


Video