I kërkuari për tragjedinë mbrëmë në Prishtinë, dikur kishte rrahur Feron: Merrte hyxhym para kamerave

27 March 2024, 20:35Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I kërkuari për tragjedinë mbrëmë në
Arijan Sijarina

Arijan Sijarina, është njëri nga të përfshirët në tragjedinë që la të vdekur dy persona gjatë ditës së martë në Prishtinë.

Ai dikur ishte reper dhe mik i ngushtë i “Cucit” dhe të dy këta po kërkohen nga Policia e Kosovës, të dyshuar për “vrasje në tentativë”.

Por, Arijan Sijarina ishte bërë i njohur në vitin 2018, kur ishte përfshirë në një rrahje në atë kohë kolegun e tij, Feronit Shabani i njohur si “Fero”.

Ai pas këtij rasti ai kishte bërë një deklaratë që më vonë u bë virale. Për “Feron “kishte thënë se "e rraha sepse merrte hyxhym para kamerave – unë jam baba këtu”.

Sijarina kishte gjuajtur me armë zjarri duke bërë kështu që të shkaktoj rrezik të përgjithshëm.

Reperi Arian Sijarina kishte pranuar se ka shtënë me armë zjarri pas përfundimi të ndeshjes së xhiros së fundit të kampionatit të kaluar të Kosovës në futboll ndërmjet Prishtinës dhe Dritës e cila qe zhvilluar në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë.


Video