Hyri për të bërë dush, 7-vjeçarin e zë korenti dhe humb jetën

22 August 2022, 22:23Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hyri për të bërë dush, 7-vjeçarin e zë korenti
Ilustrim

Shtatëvjeçari Avdi Morina nga Gjakova mbeti i vdekur mbrëmjen e së dielës. Kontakti i telave të energjisë elektrike me ujin në banjën e shtëpisë i morën jetën vogëlushit.

Ai hyri në banjë për të bërë dush pasi kishte përfunduar lojën në rrugën “Xheladin Nushi” të Gjakovës.

Me të dëgjuar zhurmën, reagoi nëna e Avdiut. Në përpjekje për të shpëtuar të birin, ajo pësoi lëndime nga energjia elektrike, por është jashtë rrezikut për jetë.
Policia e prokuroria dolën në vendngjarje për të hetuar vdekjen. Ndërsa, nga KEDS-i i thanë Klan Kosovës se kanë dërguar një ekip ekspertësh në vendngjarje, dhe se shumë shpejt do të dalin me një raport për rastin


Video