Hyri në vagonin e gabuar, por ky gabim i shpëtoi jetën, dëshmia e të riut grek pas tragjedisë në Greqi

2 March 2023, 09:45Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Hyri në vagonin e gabuar, por ky gabim i shpëtoi jetën,

Një prej të rinjve të cilët shpëtuan në tragjedinë e rëndë të ndodhur në Greqi, ka zbuluar sesi ngatërrimi i vagonit ku duhej të kishte hipur, i shpëtoi jetën atij.

Giannis Antonoglou tha për BBC se ishte fat që kishte shpëtuar pasi kishte një biletë për në vagonin e dytë të trenit por kishte gabuar duke hipur në vagonin e pestë.

Vagoni i parë dhe i dytë i trenit u shkatërruan pothuajse plotësisht në përplasjen me trenin e mallrave.

Stafylos thotë se njerëzit në vagonin e tij ishin të shqetësuar pas incidentit dhe ai u përpoq t'i ndihmonte dhe qetësonte ata përpara se të përpiqej të arratisej, gjë që zgjati rreth gjysmë ore.

“Fillimisht thyem xhamat, por nuk kishim mjetin e duhur për të… kështu që u përpoqëm të thyenim njërën nga dyert. Më në fund, shërbimet e urgjencës mbërritën për t'i shpëtuar ata.


Video