Heqja e dinarit serb, Kosova dhe Serbia ballafaqohen sot në Bruksel

27 February 2024, 08:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Heqja e dinarit serb, Kosova dhe Serbia ballafaqohen sot në Bruksel

Në Bruksel do të mbahet sot takimi mes Kosovës dhe Serbisë për heqjen e dinarit serb. Takimi ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian dhe i pranishëm do të jetë edhe ndërmjetësi i BE-së Miroslav Lajçak në Bruksel.

Kosova do të përfaqësohet në këtë takim nga guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.  Ditë më parë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se nuk do të shkojë në këtë takim duke deklaruar se “çështja e dinarit s’është pjesë e dialogut”.

Nga ana tjetër Serbia do të përfaqësohet nga kryenegociatori për dialog me Kosovën, Petar Petkoviç.

Që nga 1 shkurti ka hyrë në fuqi Rregullorja re e Bankës Qendrore për Kosovën, ku pagesat kryhen vetëm me euro dhe dinari serb është hequr. Bashkimi Evropian po kërkon që çështja e ndalimit të dinarit serb të zgjidhet përmes dialogut.

Shtetet e Bashkuara, ndërkaq, po kërkojnë që Kosova të shtyjë zbatimin e këtij vendimi, pasi ka argumentuar se ai është marrë pa konsultime paraprake dhe pa pasur për bazë ndikimet negative te popullata serbe në Kosovë.


Video