Grevë e paparalajmëruar e punonjësve, kaos në aeroportin e Amsterdamit

23 April 2022, 18:13Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Grevë e paparalajmëruar e punonjësve, kaos në aeroportin e

Aeroporti Schiphol i Amsterdamit u bëri thirrje udhëtarëve të qëndrojnë larg për disa orë të shtunën, pasi një grevë e personelit shkaktoi kaos në aeroportin e tretë më të ngarkuar në Europë.

"Terminali është shumë i mbushur për momentin... Schiphol u bën thirrje udhëtarëve që të mos vijnë më në aeroport", thanë autoritetet e aeroportit në një deklaratë të lëshuar pak para mesditës.

Pothuajse tre orë më vonë aeroporti tha se pasagjerët ishin përsëri të mirëpritur, por do të përballeshin ende me kohë të gjata pritjeje dhe vonesa, ose anulime të mundshme.

Policia mbylli për pak kohë daljet e autostradës për në aeroport të shtunën pasdite.

Një zëdhënës i Schiphol tha se mbyllja e përkohshme ishte e nevojshme për të garantuar sigurinë dhe për të ofruar shërbimin më të mirë të mundshëm për mijëra pasagjerë të frustruar në fluturimet e tyre shpesh të vonuara.

Përpunuesit e bagazheve për KLM, krahu holandez i linjës ajrore Air France-KLM hynë të shtunën në një grevë të paparalajmëruar më parë për të nxitur kërkesat për paga më të larta dhe kushte më të mira pune.

Stafi tokësor i KLM trajton rreth gjysmën e të gjitha bagazheve që vijnë përmes Schiphol, aeroporti i tretë më i ngarkuar në Europë pas Parisit Charles de Gaulle dhe London Heathroë.

 


Video