Grenell telefonon Thaçin në Hagë: Po të ishte ende president do kishte paqe

8 August 2022, 18:12Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Grenell telefonon Thaçin në Hagë: Po të ishte ende
Grenell dhe Hashim Thaçi

Ish i dërguari Shteteve të Bashkuara të Amerikë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka telefonuar ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë.

Vetë Grenell e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në Twitter, ku shprehet se nëse Thaçi do të ishte president populli i Kosovës do të ishte në paqe.

“Sapo bisedova me Hashim Thaçin nga burgu në Hagë. Jam i bindur se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse ai do të ishte ende President. Ata gjithashtu do të kishin bashkëpunim më të madh ekonomik me fqinjët e tyre dhe më shumë punë për fëmijët e tyre nëse Thaçi do të kthehej”, ka shkruar Grenell.

 


Video