Gjykata e Lartë vendosi sot në favor të ish-presidentit amerikan Donald Trump duke deklaruar se shtetet federale nuk mund ta heqin atë nga fletët e votimit për veprimet e tij që çuan në sulmin e 6 Janarit në Kapitol.
Gjykata në një vendim pa kundërshtime anuloi vendimin e Gjykatën e Lartë të Kolorados, e cila përcaktoi se Trump nuk mund të shërbente përsëri si president sipas seksionit 3 të Amendamentit të 14-të të Kushtetutës.
Gjykata tha se Gjykata e Lartë e Kolorados kishte supozuar gabimisht se shtetet mund të përcaktojnë nëse një kandidat presidencial është i papërshtatshëm sipas një dispozite të Amendamentit të 14-të të Kushtetutës.
Vendimi e bën të qartë se Kongresi, jo shtetet, duhet të vendosë rregulla se si mund të zbatohet dispozita e Amendamentit të 14-të. Si i tillë vendimi vlen për të gjitha shtetet, jo vetëm Koloradon.
“Për shkak se Kushtetuta e bën Kongresin, dhe jo shtetet, përgjegjës për zbatimin e seksionit 3 kundër të gjithë zyrtarëve dhe kandidatëve federalë, ne e kthejmë atë”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.