VIDEO/ Policja shpëton një grua nga prerja e kokës në Pakistan: U akuzua për blasfemi!

4 March 2024, 10:26Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Policja shpëton një grua nga prerja e kokës në
Syeda Shehrbano

Autoritetet pakistaneze kanë shpërblyer publikisht një police që shpëtoi një grua nga linçimi (një vrasje pa gjyq nga një grup nga një turmë) që e akuzoi për blasfemi për shkak të veshjes së saj.

Ngjarja ka ndodhur në një restorant në Lahore, njerëzit u “tërbuan” kur panë një shkrim në veshjen e gruas.

Fjala “halwa” që do të thotë e bukur në arabisht, u keqkuptua dhe turma mendoi se ishte një varg nga Kurani.

Në videon e publikuar turma dëgjohet duke i bërtitur gruas për të hequr fustanin e saj, ndërsa disa prej tyre bëjnë thirrje për prerjen e kokës për blasfemi.

Në videon e episodit, ata mund të dëgjohen duke i bërtitur gruas për të hequr fustanin e saj, ndërsa disa bëjnë thirrje për prerjen e kokës për blasfemi.

Punonjësja e policisë Syeda Shehrbano, e cila ndodhej në zonë, ndërhyri dhe u kërkoi turmës së tërbuar, “të besonin”.

Siç shihet në video, policia e mbuloi gruan me një fustan të zi të gjatë dhe i vendosi një shall ngjyrë floriri në kokë, përpara se ta përcillte mes turmës, duke e larguar drejt  një vendi të sigurt.

“Punonjësja e policisë rrezikoi jetën për të shpëtuar gruan”, tha shefi i shërbimit policor të cilit i përket Shehrbano.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt në qytetin e Raëalpindi  dhe polices iu dha çmimi më i lartë i uniformës në vend, me zyrtarët që e përshkruan atë si të patrembur.


Video