Media serbe Kurir i ka kushtuar një raportim të gjerë vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e përcjellë procesin dhe dënimet për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Në raportimin e saj, Kurir i referohet UÇK-së me termin “OVK” dhe përdor një gjuhë të fortë në përshkrimin e saj, duke i cilësuar katër të akuzuarit si “ish-komandantë të OVK-së”.
Media serbe shkruan se ata janë dënuar për krime lufte, ndërsa raporton edhe për konstatimet e trupit gjykues gjatë shpalljes së aktgjykimit.
Sipas raportimit të Kurir, Hashim Thaçi është dënuar me 25 vite burgim, Kadri Veseli me 18 vite, Jakup Krasniqi me 25 vite, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vite burgim.