Të paktën katër vatra zjarri kanë përfshirë që prej ditës së djeshme Los Angelesin duke shkaktuar viktima, të lënduar dhe dëme kolosale ekonomike.
Lagje të tëra janë shkrumbuar plotësisht nga zjarri që së fundmi u përhap edhe në Hollyëood Hills, duke përfshirë vilat miliona dollarëshe të personazheve VIP.
Rreth 100 mijë banorë janë evakuuar, ndërsa flakët kanë përfshirë banesa biznese.
Në lindje, në ultësirën e maleve San Gabriel, një zjarr i dytë shkatërroi 4,289 hektarë të tjera, 1,000 struktura dhe vrau të paktën pesë njerëz, thanë zyrtarët lokalë.
Shërbimi i motit AccuWeather vlerësoi dëmin fillestar dhe humbjen ekonomike në më shumë se 50 miliardë dollarë.
Zjarret nuk kursyen as vilat multi-milionëshe të personazheve të famshëm, disa prej të cilëve janë:
Paris Hilton: Shtëpia e saj buzë plazhit në Malibu, me vlerë 13.54 milionë dollarë, u shkatërrua nga zjarret.
Leighton Meester dhe Adam Brody: Rezidenca e çiftit ishte në mesin e atyre që u shkatërruan.
Anna Faris: Edhe shtëpia e saj humbi nga zjarret.
Billy Crystal: Shtëpia e aktorit u shkatërrua nga zjarret.
Anthony Hopkins: Rezidenca e aktorit të mirënjohur ishte në mesin e atyre që u shkatërruan.
John Goodman: Shtëpia e tij gjithashtu humbi nga zjarret.
Spencer Pratt dhe Heidi Montag: Rezidenca e çiftit në Pacific Palisades u shkatërrua.
Cary Elwes: Shtëpia e aktorit ishte në mesin e atyre që u shkatërruan.
James Woods: Vendbanimi i tij gjithashtu humbi nga zjarret.
Të famshëm të tjerë, duke përfshirë Ben Affleck dhe Mandy Moore, u detyruan të evakuojnë pronat e tyre për shkak të flakëve.