FOTO/ Provokon deputetja, i dhuron ligjvënësit gjerman bluzë me hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb

17 November 2023, 13:55Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

FOTO/ Provokon deputetja, i dhuron ligjvënësit gjerman bluzë me

Një deputete e Parlamentit të Serbisë, Milica Djurdjeviç, ka provokuar Kosovën me “dhuratën” që i ka dhënë një prej deputetëve gjermanë gjatë një takimi në Gjermani.

Djurdjeviç gjatë një vizite në Bundestag, ka takuar deputetin gjerman nga partia AfD, Tino Chrupalla, si dhe i ka dhuruar atij një bluzë me mbishkrimin “nuk ka dorëzim”, ku harta e Kosovës ishte e mbuluar me flamurin serb.

Ka qenë vetë deputetja e cila ka ndarë në “X” foto nga takimi me deputetin Chrupalla, ndërsa ka shkruar më tej se “në Gjermani dhe kudo: Kosova është Serbi”.

“Në Gjermani dhe kudo: KOSOVA ËSHTË SERBI! Sot në Berlin në Bundestag pata një takim me kryetarin e Alternativës për Gjermaninë, Tino Chrupalla… AFD e tij është opsioni kryesor sovranist dhe shtetndërtues në Gjermani”, shkruan ajo.


Video