FOTO/ Homazhe në Tiranë, të rinjtë ndezin qirinj për Alexei Navalnyn

17 Shkurt 2024, 20:26Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Homazhe në Tiranë, të rinjtë ndezin qirinj për
FOTO: Alexei Navalny

E gjithë bota po flet për vdekjen e kritikut më të madh të presidentit, Vladimir Putin, Alexei Navalny.

Pas lajmit të trishtë që lideri i opozitës ruse humbi jetën në qeli pas një trompozë, ashtu si dhe mediat ruse e transmetuan, qindra politikanë në të gjithë botën reaguan.

Edhe klasa politike shqiptare s’qëndroi e heshtur duke bërë përgjegjëse Rusinë për vdekjen e Navalnyt.

Së fundmi, një grup të rinjsh kanë bërë homazhe për Navalnyn në sheshin Skëndërbej. 

Ata kanë ndezur qirinj para fotos së liderit të opozitës ruse dhe kritikut të zëshëm të Kremlinit.



Vox Pop

Video