Ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe organizata e tij janë urdhëruar të paguajnë 354,868,768 dollarë.
Kështu ka vendosur këtë të premte gjykata në Nju Jork, në çështjen civile për mashtrim financiar të kompanisë së tij.
Nuk është vetëm gjoba e majme që Trump dhe djemtë e tij kanë marrë, por edhe mënyra se si ata kryejnë biznes në Nju Jork po kufizohet gjithashtu.
Në vendimin e tij, gjykatësi Engoron tha se një monitor i pavarur do të vazhdojë të mbikëqyrë bizneset e Organizatës Trump.
Trump është i ndaluar të bëjë biznes në Nju Jork për tre vjet, dhe djemtë e tij Eric dhe Donald Jr janë të ndaluar për dy vjet.
Donald Trump dhe avokatët e tij morën një pozicion agresiv ndaj gjyqtarit Engoron gjatë gjithë seancës.
Avokatët kryesorë, Chris Kise dhe Alina Habba, pretenduan vazhdimisht për paragjykime politike nga gjyqtari dhe nëpunësi i tij i gjykatës, gjë që shkaktoi qortime nga trupi gjykues.
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Nju Jorkut, Arthur Engoron, vendosi vitin e kaluar se Trump kishte kryer mashtrim duke dërguar 11 vjet bilance të falsifikuara për Deutsche Bank dhe të tjerët. Prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut që ngriti padinë, Letitia James, tha se kjo e ndihmoi ish-presidentin të merrte norma më të ulëta interesi.