Kandidati për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka bërë një deklaratë për presidentin e Ukrainës, duke habitur jo pak persona.
Si rrallë herë, Trump është shprehur se “i pëlqen Zelensky”, duke iu referuar karakterit të tij teksa tregoi një ndodhi nga e kaluara.
Trump tha se kur e akuzuan padrejtësisht se e kishte kërcënuar Zelenskyn në telefon, ky i fundit e mohoi që një gjë e tillë të kishte ndodhur.
Mesa duket Trump e ka zbutur narrativën ndaj Zelenskyt, në një kohë që me deklaratat e mëparshme ka marrë jo pak kritika.
“Më pëlqen Zelensky sepse, gjatë akuzimit që më bënë, ata thanë se i bëra një telefonatë kërcënuese.
Dhe kur e pyetën, ai tha, jo, nuk ishte kërcënuese. Ishte një telefonatë shumë e bukur.
Ai mund të kishte luajtur me këtë gjë. Por nuk e bëri. Ai tha të vërtetën.
Kështu që më pëlqen Zelensky”, deklaroi Trump.