Fentanili hyn edhe në Itali, gjenden sasi të konsiderueshme të drogës "zombie"

12 November 2025, 18:34Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fentanili hyn edhe në Itali, gjenden sasi të konsiderueshme të
Fentanili

Fentanili ka mbërritur tashmë në Itali. Në një parukeri në Milano, përveç drogave të ndryshme sintetike, u gjet edhe e ashtuquajtura "drogë zombi".

Më pas, oficerët e policisë lokale arrestuan një burrë egjiptian. Oficerët, pas dyshimeve për hyrje-daljet e vazhdueshme në dyqan, kryen kontrolle si në parukeri ashtu edhe në shtëpinë e të arrestuarit.

Ata gjetën gjithsej 123 tableta Contramal (tramadol) dhe gjashtë shishe me të njëjtin përbërës aktiv në pika, 2 pako Fentanili, 15 tableta Alprazolami (benzodiazepinë) dhe 149 tableta Viagra.

Ilaçet e sekuestruara do të analizohen për të përcaktuar praninë aktuale të përbërësit aktiv, duke pasur parasysh shpërndarjen e gjerë në internet të barnave të falsifikuara. U gjetën gjithashtu afërsisht 2,500 euro në para "cash", të ndara në kartëmonedha 50 euro.


Video