Scholz, Macron e Draghi, tre liderët e vendeve të fuqishme evropiane, takuan ditën e djeshme presidentin ukrainas Zelenskyy.
Mes të tjerash një foto e Zelenskyyt me presidentin francez Emmanuel Macron ka bërë xhiron e medieve sociale.
Dy liderët shihen shumë afër me njëri-tjetrin dhe Macron me sa duket i thotë diçka në vesh Zelesnkyyt.
Presidenti ukrainas ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me secilin prej tre liderëve në muajt e fundit, duke i akuzuar ata se nuk kanë mbajtur një qëndrim të drejtë gjatë konfliktit me Rusinë. Udhëtimi në Kiev u pa si një mundësi për të treguar unitet dhe mbështetje për Ukrainën.
Gjithashtu Ukraina merr statusin e vendit të kandidatit potencial për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.