Çfarë janë dhe si funksionojnë raketat hipersonike Kinzhal që Rusia ka përdorur në Ukrainë

19 March 2022, 16:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çfarë janë dhe si funksionojnë raketat hipersonike
Raketa hipersonike Kinzhal

Rusia pretendon se ka përdorur raketa hipersonike Kinzhal në Ukrainë.

Këtë e raportoi Ministria e Mbrojtjes, e cila gjithashtu njoftoi se kishte shkatërruar tre sisteme raketore të mbrojtjes ajrore S-300 të trupave ukrainase.  

Gjithashtu, përmes përdorimit të sistemit të raketave bregdetare Bastion u shkatërruan, qendrat e radios dhe inteligjencës ukrainase në rajonin e Odesës.

Kinzhal është një nga gjashtë armët e "gjeneratës së ardhshme" të përmendura nga Putin në fjalimin e tij të 1 marsit 2018: ato kanë një rreze të deklaruar prej 1500-2000 km me një ngarkesë bërthamore ose konvencionale prej 480 kg. Është 8 metra e gjatë, me një diametër prej një metër dhe një peshë lëshimi afërsisht 4300 kilogramë.

 Pas nisjes, Kinzhal mund të arrijë shpejtësi deri në 10 Mach (12,350 km / orë). Kjo shpejtësi, e kombinuar me trajektoren e çrregullt të fluturimit të raketës dhe manovrueshmërinë e lartë, mund të komplikojë detektimin e saj.

Videoja e Ministrisë së Mbrojtjes Ruse tregon lëshimin e raketës aerobalistike hipersonike Kinzhal të prezantuar gjatë stërvitjeve që i paraprinë pushtimit të Ukrainës, ku Rusia kishte treguar tashmë armët që kishte në dispozicion (nëndetëset bërthamore, avionët bombardues dhe forcat ushtarake  tokësore që lëshonin raketa balistike ndërkontinentale) të cilat po i përdor tani në luftë./VOXnews.al

 
 

Video