Escobar tha se s’do kishte takim Serbi-Kosovë këtë javë, Kurti: Nesër në Bruksel për takimin e thirrur nga Borrell

21 June 2023, 20:58Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Escobar tha se s’do kishte takim Serbi-Kosovë këtë
Albin Kurti

E ndërsa Gabriel Escobar tha se këtë javë nuk pritet të ketë takim Kosovë-Serbi në Bruksel, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se do të udhëtojë nesër në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e dialogut të nivelit të lartë të thirrur nga përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell.

“Do të insistojë për lirimin urgjent pa kushte të 3 policëve të mbajtur peng nga Serbia, deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve”, shkruan Kurti në Twitter.

Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nuk do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë në dialog pa u liruar të gjithë serbët e arrestuar nga Policia e Kosovës.


Video