Elon Musk e quan "tradhëtar" senatorin demokrat dhe ish-astronautin Mark Kelly, vetëm pse vizitoi Ukrainën

10 March 2025, 20:51Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Elon Musk e quan "tradhëtar" senatorin demokrat dhe
Mark Kelly

Miliarderi Elon Musk sulmuar edhe senatorin amerikan Mark Kelly, pasi demokrati nga Arizona shprehu mbështetjen e tij për Ukrainën.

Kelly vizitoi Ukrainën gjatë fundjavës dhe u zotua për mbështetjen e tij për popullin ukrainas në mes të luftës së vazhdueshme me Rusinë.

"Ajo që pashë më dëshmoi se nuk mund të heqim dorë nga populli ukrainas. Të gjithë duan që kjo luftë të përfundojë, por çdo marrëveshje duhet të mbrojë sigurinë e Ukrainës dhe nuk mund të jetë një dhuratë për Putinin," shkroi Kelly në një postim në rrjetin social "X".

Në përgjigje të postimit të senatorit, Musk shkroi thjesht: “Ti je një tradhtar”.

Kelly iu përgjigj komentit të Musk duke thënë: "Elon, nëse nuk e kupton se mbrojtja e lirisë është një parim bazë i asaj që e bën Amerikën të madhe dhe na mban të sigurt, mbase duhet t'ua lini atyre prej nesh që e kuptojnë."

Kelly, i cili ka bërë vizita të shumta në Ukrainë që kur u rizgjodh në vitin 2022, ka thënë se po punon me kolegët e tij për të rikthyer mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se një delegacion i Kievit pritet së shpejti të takohet me kryediplomatin amerikan në Arabinë Saudite dhe do të propozojë një armëpushim me Rusinë, sipas Association Press.


Video