Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Mediat greke raportojnë për një ngjarje të rëndë të ndodhur pak orë më parë.
Një 42-vjeçar egjiptian u ekzekutua me armë zjarri brenda makinës së tij në orët e para të mëngjesit në Kallithea, ndërsa transmetonte drejtpërdrejt në Facebook.
Viktima, baba i dy fëmijëve dhe roje sigurie, u qëllua në kokë dhe qafë pranë banesës së tij.
Policia dyshon për një larje hesapesh, duke hetuar lidhjet e viktimës me rastet e drogës.
Gëzhojat e gjetura janë dërguar për analizë, ndërsa kamerat e zonës po kontrollohen për identifikimin e autorëve. Hetimet vijojnë