E veshur e gjitha në të zezë, mesazhi i koduar i Kamala Harris në inaugurimin e Donald Trump (FOTO)

20 January 2025, 17:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E veshur e gjitha në të zezë, mesazhi i koduar i Kamala Harris
Minutat e fundit të Biden si president. Bashkë me zv/presidenten Kamala Harris ata iu bashkangjitën të ftuarve të tjerë në Capitol.

Në zgjedhjet presidenciale të SHBA në nëntor, Kamala Harris dhe Donald Trump kandiduan kokë më kokë për të marrë postin e presidentit të SHBA-ve.

Populli amerikan zgjodhi Donald Trump si Presidentin e tyre për një mandat 4-vjeçar. Kjo është hera e dytë që Trump bëhet Presidenti i SHBA-ve.

Sot, më 20 Janar bëhet inaugurimi i tij dhe siç e do tradita Kamala Harris është prezente.

Mes shumë zyrtarëve të lartë dhe të ftuarve specialë në inaugurimin e Trump, Kamala Harris me shumë kujdes ka zgjedhur veshjen e saj.

E veshur e gjitha në të zezë, mesazhi i koduar i Kamala HarrisE veshur e gjitha në të zezë, mesazhi i koduar i Kamala Harris

Ajo ka vendosur që të shfaqet e veshur e gjitha në të zezë. Xhaketa klasike e zezë është kombinuar me pantallonat e zeza, këpucë të zeza, doreza lëkure po ashtu në ngjyrë të zezë dhe për ta thyer pak ish-pretendentja për presidente ka vendosur një shall në ngjyrë gri.

Megjithatë zgjedhja e saj për këtë ceremoni nuk ka shpëtuar pa u komentuar. Mbetet mes aludimeve ngjyra e saj e zezë. Në inaugurimin e Joe Biden Harris pozoi para aparatit fotografik në Shtëpinë e Bardhë e veshur me një fustan dhe pallto në ngjyrë lejla, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj.

E veshur e gjitha në të zezë, mesazhi i koduar i Kamala Harris



Video