TikTok rikthehet të punojë në SHBA: Falenderojmë Trump, tani të punojmë për një zgjidhje afatgjatë

19 January 2025, 20:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
TikTok rikthehet të punojë në SHBA: Falenderojmë Trump, tani
TikTok

TikTok ka rikthyer shërbimet për 170 milionë përdoruesit e tij në SHBA, pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se do t'i jepte aplikacionit “kohë shtesë” kur të merrte detyrën të hënën.

Të dielën, aplikacioni në pronësi kineze ndaloi së punuari për përdoruesit amerikanë, pas shqetësimeve se të dhënat e tyre mund të aksesoheshin nga zyrtarët kinezë.

Në një deklaratë, TikTok më vonë tha se ishte në proces të “rikthimit të shërbimit” vetëm disa orë pasi u ndal në Amerikë.

TikTok falënderoi Presidentin e zgjedhur për “dhënien e qartësisë dhe sigurisë së nevojshme” dhe tha se ata do të punonin me Trump “për një zgjidhje afatgjatë që do të mbajë TikTok-un në Shtetet e Bashkuara”.

TikTok-u ndaloi së funksionuari për 170 milionë përdoruesit e tij amerikanë të shtunën në mbrëmje pak para se të hynte në fuqi ligji për mbylljen e tij, për arsye të sigurisë kombëtare.

Zyrtarët amerikanë kishin paralajmëruar se nën kompaninë mëmë kineze ByteDance, ekzistonte rreziku që të dhënat e amerikanëve të keqpërdoreshin.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se do të “zgjaste periudhën kohore përpara se ndalesat e përcaktuara nga ligji të hyjnë në fuqi, në mënyrë që ne të arrijmë një marrëveshje për të mbrojtur sigurinë tonë kombëtare”.

“Unë do të doja që Shtetet e Bashkuara të kenë mbi 50% pronësi”, shkroi ai në rrjetin social ‘Truth’.

 

 


Video