Tensionet kanë mbizotëruar mbrëmjen e së dielës jashtë kinemasë “Olympion” në Selanik, ku merrte pjesë në një eveniment, kryetari i opozitës greke, Stefanos Kaselaqis.
Disa persona të maskuar që morën pjesë në një protestë në Selanik, shanë presidentin e SYRIZA-s, Stefanos Kasselakis, teksa ai mbërriti në Festivalin e Dokumentarit të Selanikut, në kinemanë "Olympion". Me fjalë banale ata e kanë ofenduar në korr.
Pak minuta më vonë, sipas "Thestival", i njëjti grup personash të maskuar kanë sulmuar policin që ndodhej në hyrje të kinemasë. Konkretisht njëri prej tyre e ka goditur në fytyrë me helmetën që mbante në dorë.
Personat e maskuar i kanë marrë kapelen e policit. Një automjet i ndërhyrjes së shpejtë ka shkuar drejt kinemasë për t'i dhënë ndihmën e parë punonjësit të policisë.
Polici i plagosur është dërguar për mkurim në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak 424.