E RËNDË/ Deputeti turk pëson atak kardiak gjatë fjalimit në parlament (VIDEO)

14 December 2023, 11:23Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E RËNDË/ Deputeti turk pëson atak kardiak gjatë fjalimit

Deputeti Hasan Bitmez ka ndërruar jetë, dy ditë pasi pësoi atak kardiak gjatë fjalimit në parlamentin e Turqisë.

Deputeti Hasan Bitmez, i cili është nga partia e Lumturisë, u rrëzua nga foltorja, duke shkaktuar panik në sallë, teksa menjëherë mbërritën ekipet mjekësore, për t’i ofruar ndihmën e parë.

Në momentin që humbi ndjenjat, Hasan Bitmez përplasi kokën në një pjesë të podiumit të parlamentit. 53 vjeçari vuante nga një sëmundje kardiovaskulare dhe ishte diagnostifikuar me diabet.


Video