Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në banesën e një muzikanti të ri në Petralonë të Greqisë, banesa e këngëtarit ishte pre e vjedhjes.
Deri në këto detaje duket një skenar i zakonshëm pasi shpesh janë regjistruar vjedhje në banesat e personave të famshëm por ajo çfarë ka çuditur edhe vetë të riun është se hajdutët përveç se kanë vjedhur kanë gjetur rastin edhe të lahen dhe të qethen.
I riu është shokuar kur ka parë shtëpinë e tij të kthyer përmbysë ndërsa tualeti ishte i mbuluar nga flokë.
“A lahen dhe qethen hajdutët në shtëpinë tuaj?” shkroi ai në TikTok.
Ai tha ndër të tjera se hajdutët i kanë marrë disa pajisje që ai përdor në muzikën e tij, me vlerë qindra euro.