Mediat franceze kanë publikuar momentin kur policia ra në gjurmët e Dominique Pelico, 71-vjeçarit i cili dyshohet se për 10 vite drogoi bashkëshorten e tij Giselle Pelico dhe ftoi burra të ndryshëm në banesë ta përdhunonin.
Pelico u arrestua në një supermarket pasi u përpoq të fotografonte me telefon poshtë fundit të një gruaje.
Menjëherë pas kësaj, kontrolli i telefonit bëri që policia të njihej me një prej skandaleve më të mëdha seksuale të dekadave të fundit në Francë.
????????????????????????????????
— Paris Match (@ParisMatch) September 13, 2024
Voici les images exclusives de l’interpellation de Dominique Pelicot quand il filmait sous les jupes de clients d'un supermarché, le 12 septembre 2020 à Carpentras.
Sans l’intervention du vigile, ce jour-là, l’affaire dite des viols de #Mazan n’aurait… pic.twitter.com/nV89DRlQm1
Arrestimi ndodhi në vitin 2020, pas përpjekjes së 71-vjeçarit për të fotografuar nën fundeve të femrave.
Çështja mori një kthesë të tmerrshme kur, gjatë marrjes në pyetje, në shtëpinë e tij u zbulua një hard disk që përmbante foto dhe video të të paktën 92 përdhunimeve të gruas së tij, pa dijeninë e saj.
Peliko e drogoi bashkëshorten me substancën e fuqishme Temesta për të lejuar dhjetëra burra ta përdhunonin.
Ai i rekrutoi përdhunuesit në internet në forume sekrete.
Gjithsej 51 meshkuj janë identifikuar nga 72 që morën pjesë në përdhunimin e saj.
Rrjeti përfshinte profesionistë si nëpunës civilë, infermierë, ushtarë dhe gazetarë.
Vajza e çiftit, Caroline Darian, e përshkroi babain në gjykatë si një nga manjakët më të mëdhenj seksual të kohëve të fundit.
Pavarësisht problemeve të rënda shëndetësore, Peliko mbetet në paraburgim, me mbrojtjen e tij që këmbëngul se gjendja shëndetësore nuk e lejon të dalë në gjykatë.
Të gjithë njerëzit që e njihnin nga afër Dominic Pelicon theksojnë se ai kishte të meta të shumta, por ata pajtohen se ai kurrë nuk u soll në mënyrë të pahijshme ndaj grave në publik.
Shembull tipik është vëllai i 71-vjeçarit, i cili foli për Paris Match për “dy fytyrat” e njeriut që po gjykohet në Avignon për krimet e tmerrshme ndaj gruas së tij.
“Nuk i duronte dot shakatë e shthurura. Për shembull, nëse po shikonim televizor dhe diku përmendeshin tema seksuale, ai dukej më i tronditur nga të gjithë”, deklaroi vëllai.