Donald Trump rrit sërish tarifat për mallrat kineze në vlerën 145%

10 April 2025, 18:22Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Donald Trump rrit sërish tarifat për mallrat kineze në
Donald Trump dhe Xi Jinping

Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të rrisë sërish tarifat për mallrat kineze duke i çuar në vlerën 145%, konfirmoi Shtëpia e Bardhë për “CNBC”.

Rritja vjen pas një urdhri të ri ekzekutiv nga Donald Trump që rriti tarifat nga 84% në 125%.

Një tarifë shtesë prej 20%, e lidhur me masat që synojnë importet e lidhura me fentanilin, e çon totalin në nivelin e tij aktual në 145%.

Ky veprim shënon një përshkallëzim tjetër në politikën tregtare të SHBA-së ndaj Kinës dhe vjen në një kohë kur Trump ka urdhëruar pezullimin me 90 ditë të tarifave për të gjitha vendet, me përjashtim të Kinës.


Video