Ish-presidenti amerikan Donald Trump, e ka krahasuar veten me shenjtoren shqiptare Nënë Tereza, dje gjatë seancës gjyqësore kundër tij.
Ndërsa juria filloi të shqyrtonte çështjen, ish-presidenti u tha gazetarëve se as misionarja e famshme katolike “nuk mund t'i mposhte këto akuza”.
Më tej avi vijoi të thërrasë:
“Dua të them këtë: Nënë Tereza nuk mund t'i mposhtë këto akuza, por do të shohim”. “Do të shohim se si do të bëjmë. Është një situatë shumë e turpshme. Çdo studiues i vetëm juridik tha se nuk ka asnjë rast dhe nuk duhet të sillet”, shtoi ai.
Megjithatë, Trump nuk pranoi t'i përgjigjej një gazetari i cili e pyeti: "A do të thotë se je më i shenjtë se Nënë Tereza?".
Deklarata e Trump ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale teksa shumë qyetarë i janë kthyer duke shkruar se “nuk ishte Nënë Tereza ajo që mori një pornostare dhe falsifikoi dokumentat për të fshehur pagesat”.