Djali i presidentit somalez shkaktoi vrasjen e një korrieri, gjykata: E bëri padashje, dënim me gjobë!

16 January 2024, 13:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Djali i presidentit somalez shkaktoi vrasjen e një korrieri, gjykata: E
Mohammed Hassan Sheikh Mohamud/ Yunus Emre Göçer

Gjykatat turke kanë marrë një vendim në gjyqin e Mohammed Hassan Sheikh Mohamud, djalit të Presidentit të Somalisë, i cili goditi dhe vrau korrierin me motoçikletës, Yunus Emre Göçer.

Gjykata e dënoi të pandehurin me gjobë prej 27 mijë e 300 lirash për “shkaktim të vdekjes nga pakujdesia”.

Për Mohammed Hassan Sheikh Mohamud u lëshua një urdhër arresti me arsyetimin se ai goditi korrierin e motoçikletës, Yunus Emre Göçer në Fatih të Stambollit dhe i shkaktoi vdekjen.

Prokuroria kërkoi  deri në 6 vjet burg, Mohammed Hassan Sheikh Mohamud, i cili u soll në gjykatë 4 ditë më parë dhe të cilit i ishte marrë deklarata, u la i lirë.

Si ndodhi aksidenti

Më 30 nëntor 2023, në Fatih, në rrugën Kennedy në drejtimin Aksaray, Mohammed Hassan Shekh Mohamud, djali i Presidentit të Somalisë, goditi korrierin e motoçikletës, Yunus Emre Göçer me një automjet që kishte një urdhër mbrojtjeje që i përkiste Konsullata e Somalisë dhe Göçer, i plagosuri rëndë, vdiq në spital.

Pas aksidentit, i dyshuari Mohamud, fillimisht është liruar pasi ka dhënë deklaratën e tij në stacionin policor dhe më pas është caktuar masa e kontrollit gjyqësor në formën e ndalimit të udhëtimit jashtë vendit.

Ndërkaq, me lajmin për vdekjen e tij, për të dyshuarin është lëshuar edhe urdhër arresti, por është konstatuar se i dyshuari është larguar nga Turqia më 2 dhjetor 2023./Përshtati VoxNews



Video