Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiçi: Të bëjmë hapa të mëdhenj përpara...

24 February 2023, 13:34Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiçi: Të bëjmë hapa

Takimi i 27 shkurtit po afron ku në Bruksel pritet të dalin përballë njëri-tjetrit Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç për dialogun Kosovë-Serbi.

Ndërmjetësuesit evropianë, Josep Borell e Miroslav Lajçak, kanë dhënë fjalë të mëdha për takimin, duke e quajtur si historik.

Mediat e Kosovës rikthejnë në vëmendje deklaratën e Vuçiç dy ditë para takimit në Bruksel. Në një postim në Instagram Vuçiçi shkroi se duhet të ruhet paqja dhe stabiliteti.

“Ne duhet të ruajmë paqen, stabilitetin dhe të bëjmë hapa të mëdhenj përpara”, shkroi Vuçiç në Instagramin e tij.


Video