Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ja si e pasqyruan CNN, BBC, The Guardian, Reuters...

16 September 2026, 15:31Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ja
CNN, The Guardian, AL Jazeera, The Guardian

Vendimi i Hagës për katër ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.

Procesi gjyqësor dhe dënimet e shqiptuara ndaj 4 ish-krerëve janë raportuar gjerësisht në mediat më prestigjoze të cilat kanë pasqyruar të gjitha zhvillimet.

Nga CNN, The Guardian, AL Jazeera, The Guardian kanë vënë në fokus rëndësinë e vendimit, historikun e çështjes dhe akuzat ndaj të pandehurve për të cilat janë shpallur fajtorë. 

CNN e ka titulluar raportimin: “Gjykata e Hagës dënon ish-presidentin e Kosovës, Thaçi, për krime lufte, me 25 vjet burgim”.

BBC raportoi: “Ish-presidenti i Kosovës dënohet me 25 vjet burg për krime lufte”.

Edhe ABC News i ka kushtuar vëmendje vendimit, me titullin: “Ish-presidenti i Kosovës, Thaçi, dënohet me 25 vjet burg për krime lufte”.

Al Jazeera raportoi për vendimin me titullin: “Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dënohet me 25 vjet burg për krime lufte”.

Ndërkohë, edhe The Guardian e ka pasqyruar lajmin me të njëjtin titull: “Ish-presidenti i Kosovës Thaçi dënohet me 25 vjet burg nga gjykata ndërkombëtare në Hagë”.

Reuters: "Ish-presidenti i Kosovës, Thaçi, dënohet me 25 vjet burg për krime lufte".

Vendimi ndaj Thaçit, Krasniqit, Veselit dhe Selimit përbën një nga zhvillimet më të rëndësishme gjyqësore që lidhen me luftën e Kosovës.

Katër ish-krerët e UÇK-së janë dënuar me 81 vite burgim në total nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burgim, ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me 18 vite, Rexhep Selimi me 13 vite, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vite burgim.



Video