Dalin pamjet/ Droni 'Bayraktar' i Ukrainës shkatërron dy anije ruse në Detin e Zi

2 May 2022, 11:55Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dalin pamjet/ Droni 'Bayraktar' i Ukrainës shkatërron dy
Anija ruse e shkatërruar

Arma më efektive në arsenalin e ushrisë ukrainase deri në këto momente po rezulton droni ‘Bayraktar’. Së fundmi, nga kjo armë janë shkatuërruar dy anije patrullimi ruse në Detin e Zi.

Lajmin e ka bërë me dije shefi ushtarak i Ukrainës, Valeriy Zaluzhniy.  “Dy varka ruse të klasës Raptor u shkatërruan në agimin e sotëm pranë ishullit Zmiinyi (Gjarpëri)”, shkroi Zaluzhniy në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Në lidhje me këtë sulm, janë publikuar edhe pamjet, të cilat tregojnë shkatërrimin e një anije në mes të detit.

Ndaj këtij pretendimi të Ukrainës, ende nuk ka asnjë reagim nga ana e Moskës.

Sipas presidentit Volodymyr Zelensky, Ukraina do të humbasë dhjetëra milionë tonë drithë për shkak të bllokimit të porteve të Detit të Zi nga Rusia, duke shkaktuar një krizë ushqimore që do të prekë Evropën, Azinë dhe Afrikën

“Rusia nuk i lejon anijet të hyjnë apo të dalin. Ajo kontrollon Detin e Zi. Rusia dëshiron të bllokojë ekonominë e vendit tonë në tërësi ." tha Zelensky për programin e lajmeve 60 Minutes të Australisë.

Së fundmi ka patur bombardime nga ana e Rusisë në rajonet Kharkiv dhe Donetsk, ku raportohet për gjashtë civilë të vrarë.


Video