Boris Johnson shfaqet surprizë në Kiev

17 June 2022, 23:15Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Boris Johnson shfaqet surprizë në Kiev
Boris Johnson dhe Zelenskyy

Kryeministri britanik Boris Johnson është shfaqur surprizë në Kiev në një vizitë të paparalajmëruar më parë.

Kjo është hera e dytë që Johnson viziton Kievin që pas fillimit të luftës në Ukrainë teksa u takua edhe me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Përgjatë vizitës, Kryeministri britanik ritheksoi edhe në herë mbështetjen e Britanisë ndaj Ukrainës teksa premtoi më shumë ndihmë ushtarake.

Johnson tha se Britania do të fillojë një operacion trajnimi për forcat ushtarake ukrainase ku pritet të trajnohen 10 mijë ushtarë në çdo 120 ditë.


Video