Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Itali. Disa aktivistë të mjedisit kishin bllokuar një nga rrugët kryesore të Romës në shenjë proteste, por nuk i kishin bërë llogaritë me shoferët që u bllokuan në trafik.
Të acaruar, shoferët që donin të kalonin rrugën dhe të vijonin punët e tyre i kanë larguar aktivistët me forcë.
Në një video duket se si njëri prej shoferëve zbret nga makina e tij, i heq banerin nga duart protestuesve dhe një nga një, i tërheq zvarrë, duke i larguar nga rruga dhe liruar trafikun.