Biden i lejoi përdorimin, reagon presidenti ukrainas Zelensky: Raketat do të flasin vetë

17 November 2024, 22:30Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Biden i lejoi përdorimin, reagon presidenti ukrainas Zelensky: Raketat do
Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pranuar raportimet e mediave për përdorimin e raketave ATACMS brenda territorit rus, por ai nuk konfirmoi ose mohoi nëse ishte dhënë leja për t'i përdorur ato nga SHBA.

Përmes një video-deklarate në Telegram, Zelensky tha se ai kishte paraqitur një "plan fitoreje" për aleatët, i cili përfshinte përforcimin e ushtrisë me armë me rreze të gjatë veprimi.

“Në media thonë se kemi marrë leje për të ndërmarrë veprimet e duhura, por sulmet nuk realizohen me fjalë. Gjëra të tilla nuk njoftohen. Raketat do të flasin vetë", ka thënë Zelensky.


Video