Asambleja e OKB-së, Rusia fajëson Ukrainën për krizën mes dy vendeve

1 March 2022, 10:54Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Asambleja e OKB-së, Rusia fajëson Ukrainën për krizën
Vassily Nebenzia, ambasadori i Rusisë në OKB

Vassily Nebenzia, ambasadori i Rusisë në OKB, ka deklaruar se Ukraina është përgjegjëse për krizën mes dy vendeve, e cila degradoi deri në sulmimin e territoreve ukrainase nga ushtria ruse.

Ai tha në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara se Ukraina për vite me radhë ka sabotuar dhe shpërfillur detyrimet e saj sipas Paketës së Minskut.

“Rrënja e krizës aktuale qëndron në veprimet e vetë Ukrainës. Për shumë vite ajo sabotoi dhe shpërfilli detyrimet e saj të drejtpërdrejta sipas paketës së masave të Minskut. Vetëm kohët e fundit kishte një shpresë se në Kiev ata do të rishqyrtonin dhe se ata me të vërtetë do të pajtoheshin me atë që nënshkruan në 2018”, u shpreh ai.

Nebenzia tha se Ukraina nuk kishte qenë e gatshme të angazhohej në dialog dhe t’i jepte status të veçantë Donbasit.

“Kjo përfundimisht na bindi për faktin se ne nuk kemi më të drejtë të lejojmë që banorët e Donbasit të vuajnë më tej”, tha ai.


Video