Njihuni me çiftin ukrainas që po e kalon muajin e mjaltit duke luftuar për atdheun

1 March 2022, 10:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Njihuni me çiftin ukrainas që po e kalon muajin e mjaltit duke
Yaryna Arieva dhe Sviatoslav Fursin

Dy ukrainasit Yaryna Arieva dhe Sviatoslav Fursin u martuan vetëm disa orë pasi Rusia nisi pushtimin në vendin e tyre. Ata e kaluan ditën e tyre të parë si çift i martuar duke mbledhur pushkët dhe duke u përgatitur për të mbrojtur Ukrainën.

Yaryna Arieva dhe Sviatoslav Fursin ndonëse kishin planifikuar që të shkonin për muaj mjalti, kanë lënë gjithçka pas dhe i janë bashkuar luftës për të mbrojtur vendin e tyre, Ukrainën.

“Është e vështirë të kuptohet ky realitet i ri që kemi,” tha Arieva, e cila është nga Kievi.

“Askush këtu nuk thotë se do të humbasim. Të gjithë këtu besojnë se do të fitojmë, por është e gjitha vetëm një çështje kohe. Jam shumë e lumtur që shoh një numër të madh njerëzish, të cilët janë vërtet të gatshëm për të luftuar, duke qenë gati të vrasin për tokën e tyre dhe duke mos pasur asnjë dyshim për fitoren tonë në këtë luftë”, tha ajo.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj, Fursin, i cili ka lindur në qytetin perëndimor të Lviv dhe tha se “Këta njerëz janë gati të luftojnë për lirinë e tyre.”.

Çifti i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë Ukrainën me para, ushqime, armë dhe ndihmë mjekësore dhe të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë, raporton CCN.

Fursin shprehet optimist se do të vijë së shpejti koha kur ai mund të mbledhë familjen dhe miqtë e tij “të gjithë në një vend dhe të pijë një gotë verë të mirë. Dhe t’u thotë të gjithëve; lufta mbaroi, ne fituam!”.


Video