Arrestohet Matteo Messina Denaro, bosi mafioz ishte në arrati prej 30 vitesh

16 January 2023, 09:50Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet Matteo Messina Denaro, bosi mafioz ishte në arrati prej 30
Matteo Messina Denaro.

Është arrestuar Matteo Messina Denaro. Bosi i mafias ishte në arrati prej 30 vitesh dhe ishte i kërkuari numër një në Itali.  

Matteo Messina Denaro ishte i shtruar në një klinikë private "La Maddalena" në Palermo. Operacioni është zhvilluar nga karabinierët e Ros. Lajmin e ka dhënë komandanti Pasquale Angelosanto.

Denaro, 60 vjeç, u bë bosi kryesor i Cosa Nostras pas arrestimit të Totò Riinas, Bernardo Provenzanos dhe vëllezërve Graviano.

Matteo Messina Denaro është dënuar me burgim të përjetshëm si urdhërues i masakrave të Capaci dhe rrugës D’Amelio.

Në përditësim...

 


Video