E RËNDË/ Shqiptarja hidhet nga dritarja e spitalit, humb jetën

15 January 2023, 18:41Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E RËNDË/ Shqiptarja hidhet nga dritarja e spitalit, humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në spitalin e Prishtinës, ku një paciente është hedhur nga dritarja dhe si pasojë ka ndëruar jetë.

Sipas mediave vendase mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në klinikës QKUK në Prishtinë, ku një paciente është hedhur nga dritarja dhe si pasojë e plagëve të marra fatkeqësisht ka humbur jetën.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se nga ekipi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, është njoftuar se sot në orët e mëngjesit, një pacient është hedhur nga dritarja e klinikës.

Menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e ndihmës mjekësore, por përkundër masave reanimatore dhe ndihmës së vazhdueshme nga stafi i Klinikës Emergjente me mjekë konsultantë nga klinikat e tjera, për shkak të plagëve, pacienti nuk ka arritur të mbijetojë.

Për rastin janë informuar organet policore dhe ato të hetuesisë, të cilat po merren me të”, njofton SHSKUK.


Video