Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një ngjarje tragjike është regjistruar në aeroportin Pokhara të Nepalit, ku një avion me 72 persona në bord është rrezuar në momentin e uljes. Fatkeqësisht, asnjë prej personave që ndodhej në të nuk ka mbijetuar dhe të gjithë kanë humbur jetën.
Një qytetar ka filmuar momentin e fundit të avionit, ku shihet se bën një kthesë dhe më pas shpërthen.
Avioni u rrëzua midis aeroportit të vjetër dhe Aeroportit Ndërkombëtar Pokhara , në rrethin Kaski, rreth 200 km në veriperëndim të Katmandu.
Vitin e kaluar një avion me 22 persona në bord u rrëzua në malet e Nepalit. Një tjetër aksident daton në vitin 2018, në atë rast humbën jetën 49 persona.