Arabia Saudite shpalosi pak vite më parë planet për të ndërtuar një prej godinave më të çuditshme, që la me gojë hapur shumë ekspertë të cilët e cilësuan si të parealizueshme.
Megjithatë, jo shumë më pas, autoritetet njoftuan se kishin nisur punimet për ndërtimin e “The Line” (Vija), një ndërtesë gjigante që do të shtrihej plot 150 kilometra e pandërprerë mes për mes shkretëtirës, dhe që do të strehonte brenda saj 1.5 milionë banorë (9 milionë kapaciteti total) me një ekosistem të tërë për të mos pasur nevojë të largohesh.
Por duket se planet tashmë kanë ndryshuar, autoritetet arabe thonë se deri në vitin 2030 parashikohet të ndërtohen 2.4 kilometra godinë, me një kapacitet prej 300 mijë banorësh.
Për këtë arsye, shumë kontraktorë raportohet se kanë nisur të shkurtojnë ndjeshëm numrin e punëtorëve.
E ndonëse e shkurtuar, sërish projekti duket i pakonceptueshëm për shumë.