Anët e errëta të vrasjes së 5-vjeçares, kush e ndihmoi nënën të fshihte trupin e vogëlushes, Elena?

15 June 2022, 14:35Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Anët e errëta të vrasjes së 5-vjeçares, kush e
Elena

Vrasja e Elenës 5-vjeçare nga nëna e saj tronditi Italinë. Por ngjarja është ende e mbuluar me mister. Martina Pattim 23 vjeç tha se e goditi me thikë në vendin ku u gjet e varrosur. Karabinierët do të nisin hetimet në banesë, se ku nëna e re vrau vajzën e saj, krim të cilin ajo vetë e pranoi, mbete ende mister. Si dhe çdo pjesëmarrje në krim apo në fshehjen e trupit nga persona të tretë.

Kjo u raportua pak më parë nga Salvatore Mancuso, komandanti i Seksionit të Parë të njësisë hetimore të karabinierëve të Katanias, i cili mbajti një konferencë shtypi pranë vendit të vrasjes ( një fushë me ferra në lokalitetin Mescalucia, jo shumë larg shtëpisë së gruas).

“Vendi ku është kryer krimi dhe përfshirja e mundshme e personave të tjerë në kryerjen e krimit apo në fshehjen e trupit janë ende objekt hetimi”, tha ai. 

“Ka shumë pikë pyetje. A e ndihmoi dikush nënë e re?  Si arriti Martina Patti të sillte trupin e Elenës në atë fushë? A është e mundur që askush nuk ka vënë re gjë?”

Ndërkohë, në ditët në vijim do të kryhen hetime teknike dhe shkencore brenda banesës Del Pozzo, e cila i është nënshtruar sekuestrimit.

Në banesë deri tani nuk është gjetur asnjë gjurmë gjaku. “Ne po bëjmë të gjitha hetimet e nevojshme për këtë”, tha komandanti Mancuso. Në skendën e krimit u gjet një jastëk në formë zemre me dizanjin e një kukulle të shoqëruar me një shënim: Nuk e di pse nëna juaj  vendosi t’ju bënte këtë. edhe unë jam nënë dhe e dua vajzën time më shumë se çdo gjë në botë. Mos mendo se ai nuk të donte sepse të largohesh me këtë kujtim është e tmerrshme.”


Video