Përqafimi i fundit i Elenës me nënën e saj, pak minuta më pas 23-vjeçarja e vrau (Videoja tronditëse)

14 June 2022, 22:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përqafimi i fundit i Elenës me nënën e saj, pak minuta
Përqafimi i fundit i Elenës me nënën e saj

Elena Del Pozzo që vrapon e lumtur për të përqafuar mamanë pasi del nga kopshti. Janë këto momentet e fundit dramatike të vogëlushes 5-vjeçare që vetëm pak minuta më vonë do të vritej nga mamaja, Martina Patti.

Autorja e krimit makabër rrëfeu se e kishte vrarë vajzën në shtëpinë e saj në Mascalucia pas kthimit nga kopshti. Por gjatë marrjes në pyetje nëna 23-vjeçare, nuk ishte në gjendje të shpjegonte se si dhe pse e kishte kryer krimin. Ndërsa policia thotë se krimin e ka bërë si xhelozi për ish-bashkëshortin e saj që kishte nisur një lidhje tjetër.

Më pas ajo e mori dhe e fshehu trupin në një ngastër të braktisur aty pranë, duke u përpjekur ta mbulonte me dhe. Karabinierët e Katanias gjetën trupin e vogëlushes në një tokë bujqësore disa qindra metra larg shtëpisë ku jetonte më parë gruaja me ish-partnerin dhe babain e fëmijës, Alessandro Nicodemo Del Pozzo, 24 vjeç.

Babai dhe nëna e fëmijës nuk ishin bashkë prej disa kohësh. Pas lajmit të trishtë, ai shkoi i dëshpëruar me partneren e re, në vendin ku u gjet kufoma.

Marina Patti kishte trilluar rrëmbimin për të fshehur krimin e rëndë. Ajo deklaroi para hetuesve se rrëmbimi ndodhi nga tre persona, njëri prej të cilëve ishte i armatosur. Prokuroria italiane sqaron se historia e  rrëmbimit të 5-vjeçares dukej “jo shumë e  besueshme” që në fazat e hershme të hetimit.



Video