Albulena Haxhiu mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re të Kosovës

13 September 2026, 13:32Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Albulena Haxhiu mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së
Albin Kurti, Albulena Haxhiu

Albulena Haxhiu ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re, pasi Lëvizja Vetëvendosje e propozoi zyrtarisht liderin e saj për postin e kryeministrit.

Kurti duhet të paraqesë tashmë para Kuvendit programin qeverisës dhe përbërjen e kabinetit të ri, i cili do t'i nënshtrohet votimit të deputetëve.

Vetëvendosje ka deklaruar se disponon 62 vota për formimin e qeverisë, një më shumë se minimumi prej 61 votash që nevojiten për miratimin e kabinetit të ri.


Video