ALARMUESE / Irani lëshon flotën e dytë të dronëve drejt Izraelit

13 April 2024, 22:47Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
ALARMUESE / Irani lëshon flotën e dytë të dronëve drejt
Foto ilustruese / Sistemi izraelit i mbrojtjes ajrore

Sipas The Times of Israel, Irani dyshohet se ka nisur një flotë të dytë dronësh drejt Izraelit.

Më herët, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, kundëradmirali Daniel Hagari e konfirmoi zyrtarisht fillimin e sulmit ndaj Izraelit.
“Pak kohë më parë, Irani nisi mjete ajror pa pilot nga territori i tij drejt territorit të shtetit të Izraelit”, thuhet në deklaratën e tij.

Dronët pritet të fluturojnë për disa orë përpara se të mbërrijnë në Izrael. Megjithatë, ekziston frkika dhe spekulimet se ky sulm mund të kombinohet edhe me raketa, përveç dronëve.


Video